Maqedoni, apel për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse

Çdo ditë të kryhen kontrolle për ujin e pijshëm. Institucionet lokale çdo ditë të kryejnë pastrimin e rrugëve , ndërsa qendrat për shëndet publik të dezinfektojnë vendet ku janë derdhur kanalizimet. Këto janë disa nga rekomandimet e Komisionit për parandalimin e sëmundjeve infektive për shkak të mbrojtjes nga infeksionet e mundshme pas vërshimeve.

“të informohet popullata për mbajtjen e rregullt të higjienës sanitare, shfrytëzimi i ushqimit të sigurt dhe ujit të pastër për pije, larja e duarve, perimeve dhe mbajtja e higjienës nëpër shtëpi”, thonë nga komisioni.

Ato gjithashtu rekomandojnë që personat që kanë shenja të sëmundjeve infektive të barkut apo temperaturë të kërkojnë ndihmën e mjekut.

Lajme të ngjashme

Back to top button