Kërçovë: Gjendet trupi i vdekur i një femre, supozohet se është Valeri

Dje pasdite, në afërsi të hotelit “Panorama” në Kërçovë është gjetur trupi i një femre, i cili ka qenë në fazët të shkatërrimit. 

MPB-ja kanë njoftuar se ka marrë informata se është gjetur një trup i vdekur femre rreth orës 18 e 45 minuta. Dyshohet se personi gruaja e vdekur mund të jetë Valeria, e cila u zhduk para afër dy muajsh, sepse në bazë të informatave te kufoma janë gjetur atlete, çantë, veshëmbathje dhe sende tjera identike me përshkrimin e atyre që ka pasur Valeri ditën kur është zhdukur, siç i ka përshkruar bashkëshorti i saj. 

Valeria është paraqitur si e zhdukur më 25 korrik, ndërsa për gjetjen e saj, bashkëshorti i saj para disa ditësh ofroi shpërblim prej 5 mijë euro.

Policia ka thënë se për momentin nuk mund ta konfirmojnë nëse bëhet fjalë për Valerinë ose jo. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button