RDK: Nuk duhet të lejohet që dikush të kënaqet me ngjarjet në Kosovës

RDK nëpërmjet një komunikate ka reaguar ndaj ngjarjeve të djeshme në Prishtinë, pas protestave të cilët u shoqëruan me dhunë. RDK shkruan se Kosova deri më tani ka dhënë dëshmi dhe prova të fuqishme të mbijetesës, sakrificës dhe kapacitetit për të qeverisur me shtetin në të gjitha drejtimet. Kjo dëshmi tani më është bë argument i fuqishëm për pranimin e pavarësimit të Republikës së Kosovës nga mbi 100 shtete botërore. Për këtë arsye, Kosova meriton shumë më shumë nga e gjithë ajo që u prezantua nga të gjithë aktorët të përfshirë në ndodhitë e fundit në Kosovë.

“Shprehja e mendimit të lirë nëpërmes protestës është akti më i lartë i lirisë së shprehjes, dhe për këtë Kosova ka dhënë prova të mjaftueshme për të dëshmua këtë vlerë të lartë universale. Mirëpo, ajo që ndodhi dje në Kosovë e ka vë në sprovë kapacitetin e shtetit për këtë vlerë të madhe universale. Kosova ka kapacitet, dhe këtë e ka dëshmuar shumë herë deri më tani, për të treguar maturi më të madhe në mbrojte të kësaj vlere universale të demokracisë – lirisë së të shprehurit. Në të njëjtën kohë, dëmtimi i pronave publike dhe atyre private nga cili do qoftë, është akt i shëmtuar dhe duhet dënuar si të tillë. Në mbrojte të këtyre pronave është paguar një çmim i madh në të kaluarën, prandaj nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë dëmtimi i këtyre pronave që trajtohen si të shenjta për Kosovën. Liria për të protestuar nuk mund të shndërrohet në shkatërrim të pronës që është mbrojtur me gjak në të kaluarën. Kosova meriton më shumë se kaq. Kosovë, mos lejoni që dikush të kënaqet me at që i ndodh Kosovës. Kosova ka kapacitet edhe të respektoj lirinë e protestës, edhe të mbroj pronat e veta nga dëmtues të ndryshëm. Kosova meriton më shumë”, thuhet në komunikatën e RDK-së. .

 

Lajme të ngjashme

Back to top button