Shtyhet seanca gjyqësore e të akuzuarve për protestë të dhunshme

Shtyhet procesi gjyqësor i të arrestuarve në protestën për rastin Monstra. Avokatët mbrojtës kërkojnë ndërrimin e trupit gjykues, gjegjësisht gjykatësit aktual ti merret lënda. Avokatët gjithashtu njoftuan se Prokuroria nuk ka prova dhe dëshmi te mjaftueshme, duke shtuar se për 10 te akuzuarit ka vetëm 20 fotografi, të cilat i përdor si prova për të argumentuar  pjesëmarrjen e të akuzuarve, në protestat e dhunshme, kundër rastit ‘Monstra’.

Familjarët thonë se Gjykata po shkel Kushtetutën duke iu cenuar atyre të drejtën e protestës. Në grupin e dytë te të arrestuarve për pjesëmarrje në protesta, akuzohen 10 persona.

Seanca është shtyer për më datë 22 shkurt të këtij viti

Lajme të ngjashme

Back to top button