SASHK: Presionet e nuk mund të ndalojnë grevën, kërkojmë zgjidhje të pranueshme

Këshilli i Sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK), në mbledhjen e saj të djeshme konfirmoi vendosmërinë për vazhdimin e  grevës deri sa nuk arrihet një zgjidhje e pranueshme.

SASHK-u në mbledhjen e mbrëmshme solli vendim që të dorëzohet edhe një kërkesë drejtuar ministrive dikasteriale për vazhdimin e negociatave, ndërsa nëse kjo nuk do të ndodhë deri nesër, të miratohen masa të reja lidhur me grevën e përgjithshme.

Anëtarët e Këshillit, siç thuhet në komunikatë, e kanë transmetuar qëndrimin e anëtarësisë që janë në grevë, se janë të gatshëm të vazhdojnë me grevën, pa dallim nëse ajo do të zgjasë derisa “Qeveria nuk ofron zgjidhje që do të jenë të pranueshme”.

“Në mbledhje, nga ana e disa kryetarëve të këshillave rajonal të SASHK-ut, u paraqitën disa shembuj të organizatave sindikaliste që ditëve të fundit u janë kyçur grevës, si dhe një numri më të madh të anëtarësimeve në Sindikatën tonë të të punësuarve të cilët deri më tani nuk kanë qenë anëtarë të SASHK-ut”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button