ZGJOHU!: Qeveria maqedonase i grabit qytetarët kosovarë

Lëvizja ZGJOHU!  ka dënuar ashpër vendimin e Qeverisë së Maqedonisë për vendosjen e taksës hyrëse për qytetarët e Kosovës në Maqedoni bashkë me automjetet që vijnë nga Kosova.

“Konsiderojmë që ky vendim i njëanshëm i Qeverisë në Shkup dëmton rëndë ekonominë e vendit, por njëkohësisht vëndos në situatë të vështirë edhe shqiptarët në të dy anët e kufirit për arsye të lidhjeve të afërta familjare midis tyre. Ky vendim vështirëson edhe qarkullimin e njerëzve në vendkalimet e pakta me Kosovën përshkak të rradhëve të gjata të automjeteve.

Gjithashtu, ftojmë mediat që të denoncojnë grabitjen e djeshme të qytetarëve shqiptarë nga Kosova të cilëve për pagesën e tyre për të hyrë në Maqedoni iu jepeshte një fletë absolutisht e pavlefshme në vend të faturës fiskale siç parasheh ligji.

Lëvizja ZGJOHU! fton Qeverinë e Maqedonisë që t’i lë të qetë qytetarët shqiptarë nga Kosova dhe familjarët e tyre në Maqedoni nga përplasja ekonomike midis institucioneve të Kosovës dhe Maqedonisë dhe ta tërheql menjëherë vendimin absurd dhe të papranueshëm”, thuhet në reagimin e lëvizjes ZGJOHU! /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button