Barcelona me drejtor të ri sportiv

Ariedo Braida, ish menaxheri sportiv i Milanit, pritet të emërohet drejtor sportiv i Barcelonës, në vend të të shkarkuar Andoni Zubizarreta.

Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës, tashmë e ka gjetur pasardhësin e ish drejtorit sportiv, Andoni Zubizarreta, i cili u shkarkua nga detyra gjatë këtij muaji.
Sipas të përditshmes sportive katalune, Mundo Deportivo, në vend të Zubizarretas, deri në fund të sezonit, do të emërohet italiani, Ariedo Braida, ish menaxheri sportiv i Milanit.

Braida, ka punuar me Rossonerët nga viti 1986 e deri më 2013 (28 vite), derisa njihet si arkitekti i Milanit, i cili dominoi në Europë në fund të viteve të 80-ta dhe në fundit të viteve të 90-ta.
Ai së fundit ka punuar për Sampdorian, por pas një ndryshimi të pronarëve vendosi të largohet nga klubi.

Lajme të ngjashme

Back to top button