fbpx

Çiklizëm, Armstrong: Nëse do rikthehesha në ’95, do dopohesha sërish

Lance Armstrong ka folur sërish për veten e tij dhe e ka bërë në një intervistë për BBC, ekzaktësisht dy vjet pas asaj të dhënë për Oprah Winfrey, në të cilën pranoi për herë të parë se ishte dopuar gjatë viteve të suksesshme të 7 fitoreve radhazi të Turit të Francës.

Ish-çiklisti amerikan ka thënë se “nëse do të mund të rikthehej në vitin ’95 do të përdorte sërish doping”. Por, gjithsesi, ka kërkuar vetëm një gjë: “Mos harroni të mirat që ka sjellë kjo e keqe e vogël e imja”.

Ka kaluar një jetë të tërë duke luftuar. Fillimisht në vitet 1996-’98, kur arriti të fitonte betejën kundër kancerit në testikuj, betejë për të cilën u bë simbol dhe kundër së cilës themeloi “Fondacionin Lance Armstrong”, të financuar nga vetë ai me sloganin “Livestrong”. Më pas beteja për atë që shumëkush, me të drejtë, e akuzonte se kishte përdorur substanca dopuese, betejë nga e cila doli përfundimisht i humbur 2 vjet më parë.

Po, kanë kaluar dy vjet nga ajo intervistë e famshme e lëshuar për Oprah, kur pranoi për herë të parë se ishte dopuar gjatë të shtatë tureve të fituara. Për dopimin e tij në fakt flitej që 10 vjet më parë, në vitin 2004, kur u denoncua nga gazetarë të “Sunday Times” dhe “L’Equipe” për përfshirje të mundshme të tij në praktikat e dopingut dhe për pozitivitetin në EPO. Nga këty lindën dyshimet, për të përfunduar në skualifikimin përjetë të dhënë amerikanit nga Teksasi, më 24 shtator të 2012-s, nga USADA, duke iu hequr edhe të 7 trofetë e fituara në “Tour de France”.

Deri përpara kësaj interviste me BBC, Armstrong ishte shprehur se nëse do të rikthehej në të kaluarën, “nëse do të riniste karrierën sot, nuk do të dopohej më. Por nëse do të rikthehej në vitin e largët 1995, me siguri do ta bënte sërish, sepse dopingu ishte totalisht i përhapur”. “Vendimi im, ai i skuadrës dhe i gjithë shoqëruesve të mi ishte një vendim i gabuar në një moment të papërshtatshëm, por ndodhi. Por unë di edhe atë që ndodhi më pas, për këtë shkak, pasi kam vënë re një rritje të madhe në këtë sport”.

“E di shumë mirë se çfarë ndodhi me industrinë e çiklizmit. Trek (kompani) arriti nga 10 milionë dollarë shitje në 1 miliard dollarë. Di edhe çfarë ndodhi me fondacionin tim për të luftuar kundër kancerit. Nga mosdhënia e 1 dollari, arritëm në dhurimin e 500 milionë dollarëve, duke ndihmuar 3 milionë persona”. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close