“Freedom House”: Shqipëria me liri të pjesshme, reformat e Qeverisë “Rama”, pozitive

Organizata “Freedom House” ka publikuar raportin e lirisë për vitin 2014, duke vërejtur se gjendja e lirisë në mbarë botën ka pësuar rënie për të nëntin vit me radhë.

Veçanërisht për Shqipërinë dhe Kosovën theksohet se këto vende janë ende të përfshira në kategorinë e atyre me liri të pjesshme, ndërkohë që për Kosovën është shënuar një përparim, duke u konsideruar për herë të parë mes vendeve me demokraci elektorale.

Sa i përket Shqipërisë, qeveria e kryeministrit Rama – vëren raporti – siguroi në vitin 2014 statusin e vendit kandidat për në BE, ndërkohë që reformat e ndërmarra janë sërish në kahun e duhur duke u vlerësuar pozitive, por që mbeten në fazat e para dhe duhet kohë për t’u ndjekur. Një vlerësim pozitiv kanë marrë edhe masat kundër krimit të organizuar, por vërehet se Shqipëria vazhdon të vuajë pasojat e mosmarrëveshjeve politike.

Përfaqësuesi i “Freedom House”, Puddington, ka bërë të ditur se nëse Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në BE, duhet fillimisht të intensifikojë përpjekjet, pasi me t’u bërë pjesë e unionit europian, çdo vend ka prirje për t’i respektuar standardet demokratike. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button