fbpx

Reus nuk do mbetet te Dortmundi

Borussia Dortmund do ta ketë të vështirë ta mbaj në skuadër yllin gjerman, Marco Reus. Kështu mendon Oliver Kahn, ish portieri i Bayern Munichut.

Reprezentuesi gjerman ka kontratë me Borussia Dortmundi deri në vitin 2017. Por, Reus mund të largohet nga ekipi në fund të sezonit pasi ka klauzolën e lirimit nga kontrata, e cila kushton 25 milion euro.

Bayern Munich, Real Madrid dhe Manchester City janë të gatshëm ta paguajnë këtë shifër për t’i siguruar shërbimet e yllit gjerman, i cili duket pak i interesuar që të mbetetende në skuadre.

“Do të jetë shumë e vështirë për Dortmund që ta mbajë Reusin, veçanërisht nëse kemi parasysh se ata kanë pak gjasa ta sigurojnë pjesëmarrjen në garat evropiane,” mendon Kahn.

“Dortmund do të jetë në gjendje të mbajë Reus vetëm në qoftë se ata të shtyjë limitet e veta financiare. Nëse jo, Reus patjetër do të largohet”, ka deklaruar ai.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close