Boneva ka marrë 23 mijë euro për harxhime rrugore

Për 11 muaj nga viti 2014 për harxhime të rrugës, deputetëve u janë paguar rreth 1 milion euro, informoi Inbox7, duke u mbështetur në të dhënat e siguruara Kuvendi sipas Ligjit për qasje të lirë deri te informacioni.

Për më shumë harxhime të rrugës u janë paguar deputetëve të VMRO-DPMNE-së Silvana Boneva e cila është nga Strumica rreth 23 mijë euro dhe Dragi Cuklev nga Gjevgjelia I janë paguar 25 mijë euro.

Sipas të dhënave për 11 muaj vitin e kaluar deputetët kanë harxhuar 60.302.260 denar ose diku rreth 1 milion euro në vit për harxhime të rrugës.

Këto harxhime janë bërë nga muaji maj i 2013 deri në muajin shtator të 2014. Duhet të theksojmë se në 2014 kishte zgjedhje dhe kuvendi tre muaj nuk ka punuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button