LSDM: Ku shkuan 1 milion euro, harxhimet e rrugës të deputetëve?

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-se i cili punon si makineri për plotësimin e dëshirave të Nikolla Gruevskit, ka marr me mijëra euro në vit, para të qytetarëve për harxhime të rrugës, reagojnë nga LSDM-ja.

Ata kërkojnë që kryeministri Gruevski të jep përgjigje se si është e mundur në këtë kohë krize kur Maqedonia gjendet në vendin e 12 në listën botërore të varfërisë, Dragi Cuklev nga partia e tij ka marr 25 mijë euro harxhime të rrugës.

“Silvana Boneva ka marr 23 mijë euro?  Si është e mundur që Antoni Milloshovski i cili jeton në Shkup të ketë harxhime të rrugës diku rreth 6.500 euro? A mos ndoshta Milloshovki ka ndonjë shtëpi në Kërçovë e që nuk e ka paraqitur në listën anketuese”, pyesin nga LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button