fbpx

Injoranca dhe dituria e padobishme…

Protesta, dhunë, masakra, vrasje dhe varfëri në çdo skaj. Kjo është pamja që shohin në përditshmërinë e tyre disa njerëz. Ndërsa shoh popullin shqiptar duke reflektuar kafenetë dhe më e keqja e kësaj është tematika e muhabeteve të tyre. Debatojnë se kush është më i mirë Kristijano Ronaldo apo Lionel Messi. Real Madridi apo Barcelona. Juventusi, Milani apo Interi.

Në anën tjetër kemi rininë që preferon muzikën dhe debatojnë se cili këndon më mirë. Noizy apo Gold Ag. Apo është dikush tjetër sepse gjithmonë do të del dikush tjetër në skenë. Në çdo fushë del ndonjë i ri ndërsa debati se cili është me i mirë vazhdon. Pyetja ime është se çfarë dobie ka rinia nga kjo? Duke mbrojtur mendimin e tyre çdonjëri nuk mund të ketë debat të shëndoshë, të mësosh gjëra me vlerë dhe diçka të re. Nuk ka dobi rinia nga golat dhe statistikat e futbollistëve as nga këngët e ndryshme por nga librat shkollorë, nga literatura deri tek mjekësia.

Pse nuk debatohet për testimin shtetëror që shteti e vendos? Nuk duhet këtu të bashkohemi e mos të debatojmë se cila është gjëja më e mirë, sepse bëhet fjalë për të ardhmen tonë. Bashkimi sjell fuqinë. Po papunësia e madhe nuk është për t’u diskutuar? Sa e sa të rinj çdo ditë largohen nga vendi për të punuar jashtë ndërsa ne flasim për Messin dhe Ronaldon. Prandaj rinia duhet të largohet nga gjërat që nuk i sjellin dobi. Sot kemi shumë libra, disa organizata që organizojnë tubime të fushave të ndryshme dhe kanë për qëllim informimin e opinionit më së shumti rinisë rreth një dege të caktuar. Dikush pëlqen mjekësinë dhe për këtë gjë kemi libra të shumtë, kemi fakultete të degave të ndryshme,kemi praksa për specializime në fusha të caktuara e gjitha çfarë duhet bërë është vullnet dhe vendosmëri.Vullnet për të mësuar,për të qenë i dobishëm për shoqërinë dhe vendin ku jeton.I dituri dallon shumë nga i padituri.I dituri është sikur mjeku në mesin e të sëmurëve pasi çdonjëri ka nevojë për të.

Rinia është ardhmëria e një populli andaj duhet shteti dhe shoqëria të investojë në edukimin dhe informimin e saj e jo shkatërrimin e saj. Më dhemb shpirti kur shoh si rinia largohet nga vendi për të siguruar një jetë më të mirë duke jetuar si i huaj në një vend të huaj. Por,për të qëndruar rinia në vendlindje duhet pushtetarëve tanë mos t’u dhimbsen aq shumë kolltuqet e tyre në të cilët ulen dhe të luftojnë për popullin që i zgjodhi,të luftojnë për një të ardhme më të mirë si për ta edhe për rininë.Ata duhet të punojnë që të mbahen mend për të mirë pasi e keqja sot është kudo, mjaftojnë ato që na shohin sytë.

Nëse luftohet injoranca,ndërsa rinia braktis kafenetë e vendet e qejfit dhe orientohen tek fakultetet dhe tubimet informative e kulturore kam besim se ardhmëria e shtetit do të jetë më e ndritur se ajo që shohim sot dhe për këtë apeloj që të organizohen tubime të fushave të ndryshme që edhe shteti të jep kontributin e saj në edukimin e rinisë. Në të kundërtën kam frikë se gjendja vetëm se do përkeqësohet..

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close