Çmime për sipërmarrësi sociale për të rinjtë nga Maqedonia

Të rinjtë dhe studentët e interesuar nga Maqedonia prej sot deri më 22 prill të këtij viti në orën 18 në ueb faqen www.socialimpactaward.mk munden me biznes idenë e tyre të aplikojnë për Çmimin për sipërmarrësi sociale (Social Impact Award 2015), që këtë vit për herë të parë do të ndahet në vend.

Për pjesëmarrje është e domsodoshme që gjysma e ekipit që punon në idenë e biznesit të përbëhet nga studentë nga universitetet ekzistuese në Maqedoni dhe në ueb faqen të dërgojë rezyme të shkurtër për projektin dhe plan biznesi të shkurtër, respektivisht çka dëshiron të arrijë me idenë e biznesit, të cilët do të jenë shfrytëzues dhe të cilët do të jenë ata që do t’i ndjejnë beneficionet nga ideja e biznesit.

Pas afatit përfundimtar do të pasojë proces i paraseleksionimit, në të cilin juria e përbërë nga 11 ekspertë nga të cilët njëri nga jashtë do t’i përzgjedh finalistët pas së cilës do të zgjedhen fituesit. Për tre vendimet më të mira në fushën e bizneseve sociale banka Shparkase Maqedoni ka siguruar çmime në të holla në vlerë prej 3.000 euro, 2.000 euro dhe 1.000 euro.

Krahas çmimeve, ekipet më të mira do të fitojnë edhe tre muaj periudhë të inkubimit me mentorim dhe mbështetje në zhvillim të idesë dhe udhëtim falas në Vjenë. Në kuadër të programit gjatë shkurtit do të mbahen edhe tre seminare falas për zhvillim të idesë dhe planit të biznesit në Shkup, Tetovë dhe Shtip.

Menaxheri i projektit dhe iniciator i Social Impac Award Europe, Çezar Neaga theksoi se çmimi për sipërmarrësi sociale për herë të parë si projekt filloi në vitin 2009 në Austri, si përpjekje që të afrohet dhe inspirohet popullata e re për krjim të biznes ideve me ndikim social.

Lajme të ngjashme

Back to top button