Shi në lugina, borë nëpër male

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët, me erë të dobët deri në mesatare kryesisht me drejtim verior. Gjatë ditës do të ketë kushte për reshje të shiut dhe borës në vendet më të ulëta dhe më të larta, ndërsa në male reshjet do të jenë kryesisht të borës.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus shtatë deri në dy, ndërsa temperatura ditore do të lëvizë nga dy deri në shtatë gradë Celsius.

Në Shkup mot me kushte për reshje të dobëta të shiut dhe borës veçanërisht në orët e mbrëmjes.

Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare me drejtim verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në një gradë, ndërsa temperatura ditore do të arrijë deri në katër gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button