Lazio shumë i fortë për Milanin

Lazio ka regjistruar një tjetër paraqitje të madhe ndaj Milanit, kësaj here në San Siro. Skuadra nga kryeqyteti romak, ka mposhtur përsëri rossonerët, kësaj here në Kupën e Italisë, humbje e cila e eliminoi skuadrën e Inzaghit.

Ndeshja në San Siro, përfundoi me rezultat 0:1 në të mirë të Lazios, e cila u detyra që pjesën e dytë, ta zhvillojë me një lojtar më pak, pas largimit më të kuq të Lorik Canës.

Goli i vetëm i kësaj ndeshje, u shënua në minutën e 38’, nga Biglia, që u tregua i saktë në ekzekutimin e penalltisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button