fbpx

Protesta në Prishtinë, reagon Tirana zyrtare

Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme që kanë përfshirë sot Prishtinën.

MPJ ka thënë se po ndjek me vëmendje situatën politike në Kosovë dhe se shpreh shqetësim për dhunën e përdorur në protestë.

Tirana zyrtare mban qëndrimin se politikanët në Kosovë duhet të distancohen.

“Qetësia dhe rivendosja e rendit janë të një rëndësie parësore për t’i hapur rrugë zgjidhjes së problemeve dhe i shërben stabilitetit demokratik të Kosovës,” thuhet në reagim.

Institucionet e Shqipërisë njoftojnë se në çdo rast duhet dialog dhe arritje mirëkuptimi dhe jo përshkallëzim të situatës në dhunë./albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close