Terror në hotelin luksoz në Libi, tetë të vrarë (Video)

Së paku tetë persona, në mesin e të cilëve edhe pesë të huaj, janë vrarë të martën në një sulm vetëvrasës në hotelin luksoz Corinthia në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, njoftuan organet e sigurisë.

Terroristët janë futur në hotel, kanë fillua të shinë me armë dhe në fund janë barrikaduar në katin e 21-të të hotelit.

Policia speciale reagoi shumë shpejt, duke rrethuar militantët, të cilët, duke parë se nuk kanë zgjedhje tjetër, kanë aktivizuar eksplozivin që e mbanin rreth trupave të tyre.

Zëdhënësi policor Isam Al-Nas nuk mundi të vërtetonte se cilit nacionalitet i përkisnin të vrarët. Është interesante që në katin e 21-të të këtij hoteli ishte i vendosur një delegacion i Katarit, por në kohën e sulmit ata nuk ishin në dhomat e tyre.

Sipas agjencisë Reuters, mysafirët e tjerrë të hotelit janë duke u evakuuar, por akoma nuk dihet se sa sulmues kanë kryer sulmin e sotëm.

Agjencia AFP thotë se përgjegjësinë për sulmin, me anë të Twitterit, e ka marrë Shteti Islamik, megjithëse autenciteti i këtij postimi nuk ka mundur të konfirmohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button