Paralizohet New Yorku, “askush” nuk del nga shtëpia (Video)

Njoftimet për një stuhi bore kanë detyruar qeverinë e qytetit të New York të përgatiten edhe më tepër që kjo situatë të kalohet sa më mirë që është e mundshme.

Në këtë qytet është ndaluar fluturimi i aeroplanëve dhe transporti publik, ndërsa gjendje emergjente është shpallur edhe në gjashtë shtete në Bregdetin Lindor të SHBA-ve, transmeton Telegrafi.

Reshjet e rënda të kombinuara me erëra të forta dhe stuhi priten në mbrëmje si dhe rënie e dëborës gjer në një metër në New York.

Më shumë se 7.100 fluturime janë anuluar, ndërsa Manhattan është braktisur prej udhëtarëve që përdorin transportin publik para se të shkojnë në shtëpi. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button