Zhdukja dhe shkrirja e Arktikut (Video)

Në një video ju mund të shikoni në animacion shkrirjen e akullit në Arktik për gjatë 27 viteve.

Hulumtuesit nga Administrata Kombëtare për Atmosferë dhe Oqeane me bazë në Washington ka bërë një animacion që bazohet në të dhënat nga arktiku nga viti 1987 deri më 2014.

Video që kalon në kohë tregon se si akulli i fortë është duke u zhdukur nga hapësira për këto nëntë vitet e fundit. Në video, akulli i ri është më ngjyrë të errët të kaltër, që është ndoshta më i vjetër dhe prind i akullit të bardhë.

Nga 2008 deri me sot, edhe akulli i vjetër është duke u shkatërruar dhe kjo shihet edhe në Arkipelagun e Arktikut në Kanada që ka një trashësi të hollë më 2012.

Ngrohja globale vitin e kaluar ishte më e madhja dhe theu rekordin e vitit 1880, kanë thënë shkencëtarët amerikan.

Akulli që mbijeton një verë shkrihet apo bëhet më i hollë dhe shihet se ai nuk do të mbijetojë për një periudhë të gjatë.

Nga viti 1980, sasia e akullit të vjetër, të fortë, i njohur si akulli prindëror apo shumëvjeçar, është shkrirë.

Tabelat e animacionit tregojnë se si ky akull është shkrirë nga viti 1987 deri në nëntor të vitit 2014.

Lajme të ngjashme

Back to top button