Me sukses u operua Majlinda Kelmendi

Spitali Amerikan informoi se është kryer me sukses një ndërhyrje kirurgjike në gjurin e kampiones së botës në xhudo
Kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi ka kryer me sukses një ndërhyrje kirurgjike në gjurin e saj nga ekspertët në Spitalin Amerikan në Kosovë.

Ajo kishte pësuar një lëndim gjatë përgatitjeve të fundit që ka zhvilluar për sfidat e ardhshme nga garat ndërkombëtare.

“Pas një lëndimi të pësuar gjatë përgatitjeve për në garat e ardhshme, Majlinda Kelmendi kampione e botës në xhudo, i është nënshtruar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale nga ekipi i mjekëve ortoped me në krye Dr.F lorin Ramadani në Spitalin Amerikan”, thuhet në një njoftim të këtij spitali.

Lajme të ngjashme

Back to top button