Këndi amerikan në Strugë: Ngritja e vetëdijes për trafikimin me qenie njerëzore

Me organizim të Këndit Amerikan në Strugë, dhe në bashkëpunim me ambasadën e ShBA-së në Republikën e Maqedonisë, më 29 janar, në sallën e Këshillit të komunës së Strugës, do të mbahet  konferencë për shtyp me temë “Ngritja e vetëdijes për trafikimin me qenie njerëzore”.

Në panel diskutim do të debatojnë përfaqësuese nga ambasada e ShBA-së, si dhe përfaqësues nga organizatat joqeveritare, informoi  portali “Ohrid pres”.

Muaji janar është shpallur muaji për parandalimin kundër skllavërisë modernë dhe trafikimit me qenie njerëzore.

Lajme të ngjashme

Back to top button