Shkëndija më e mirë në miqësoren me Partizanin

Shkëndija e Tetovës të shtunën në Ohër e ka mundur ekipin e Partizanit të Tiranës në ndeshjen kontrolluese. Kanë qenë 90 minutave interesante, ku në fund i janë gëzuar  fitores tetovarët me rezultat 4:3 edhe pse në pjesën e parë ishin në disavantazh 1:2. 

Trajneri i kuqezinjve Gjore Jovanovski ka shfrytëzuar pauzën në kampionat për të kompensuar mungesën e përgatitjes fizike, Partizani e filloi shumë mirë ndeshjen duke shënuar dy herë, në minutat 18’ dhe 24’. Shkëndija në minutën e 25’ u përgjigj me anë të Selmanit për 2:1. 

Pjesa e dytë filloi me ndryshme që bënë të dy trajnerët në formacione. Nderim Nexhipi barazoi shifrat në 2:2, para se Ilir Xhemaili të shënonte për 3:2. Mirëpo tiranasit nuk u dorëzuan barazuan rezulttain në 3:3. Xhemaili ishte ai i cili shënoi golin e dytë në këtë ndeshje dhe që i dha dhe fitoren Shkëndijës. 

Te Partizani nga minuta e parë u paraqitën dy ish-futbollistët e Shkëndijës, Ertan Demiri dhe Mevlan Murati, të cilët në afatin kalimtar të verës u bënë pjesë e skuadrës tiranase. 

Lajme të ngjashme

Back to top button