Shkup, biznesmeni keqpërdor 400.000 euro

Një biznesmen nga Shkupi arriti që me të dhëna të falsifikuara të përfitojë 400.000 euro, njoftoi Drejtoria për polici financiare.

Nga Policia financiare lajmëruan se biznesmeni E.K pronar dhe drejtues i dy ndërmarrjeve ndërtimore nga Shkupi, ka treguar të dhëna të falsifikuara në evidencën e kontabilitetit në mënyrën që ka evidentuar 47 fatura me shuma të rrejshme, gjithsej 14.3 milionë denarë.

Paratë nuk i ka evidentuar në kontabilitetin personal dhe ka treguar të pavërteta në TVSH-në e paraqitur dhe në llogarinë përmbyllëse, ndërsa ka ulur detyrimin dhe nuk ka përllogaritur dh nuk ka paguar tatim të vlerës së shtuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button