fbpx

Një film kosovar mbi vizat dhe ëndrrat që shuhen

Kjo është ngjarja që ndodh në njëzet e një minutat e filmit “ONNSide”, film ky i regjisorit Valter Lucaj dhe më skenar të Afrim Muçajt. Producenti i këtij filmi, Adrian Morina për KultPlus tha se filmi pritet t’i përfundojë xhirimet në fund të muajit shkurt.

Arbeni 17 vjeçar befasisht përzgjidhet dhe ftohet nga një seleksionues spanjoll për të bërë një test futbolli ne një ekip te Spanjës. Djaloshin mbetet konfuz dhe në dilemë të madhe ndërmjet ëndrrës se tij. Mbetet futbolli ose Ema, dashuria e tij.

Gjithçka shkon mirë deri në momentin kur Arbeni shkon në ambasadë për të marrë vizën dhe aty e informojnë që viza i është refuzuar dhe pas revoltës që bën, atij i konfiskohet pasaporta.

Babai i tij, duke dashur t’i ndihmojë të birit për ta realizuar ëndrrën e tij, organizon rrugëtimin ilegal por ky udhëtim drejt ëndrrës së tij ngec.
Kjo është ngjarja që ndodh në njëzet e një minutat e filmit “ONNSide”, film ky i regjisorit Valter Lucaj dhe më skenar të Afrim Muçajt.

Producenti i këtij filmi, Adrian Morina për KultPlus tha se filmi pritet t’i përfundojë xhirimet në fund të muajit shkurt.

“Filmi “ONNSide pritet që xhirimet t’i fillojë me 21 shkurt për të përfunduar me 28 të. Filmi është i ndërtuar mbi tre personazhe kryesore të cilët pasqyrojnë gjendjen e shoqërisë kosovare, histori të shumta që kanë ndodhur me kosovarët duke emigruar ilegalisht në botë, e duke kërkuar mundësi me të mira për jetë, mirë po në shumicën e rasteve ka ndodhur që të ngelen në gjysmën e rrugës tragjikisht” tha Morina.

Ndërsa lidhur me aktorët që do të jenë pjesë e këtij projekti filmik, producenti i filmit tregoi që janë në fazën e përzgjedhjes.

“Gjatë këtyre ditëve kemi përcjellë provimet e studentëve të Fakultetit të Arteve, dega e Aktrimit, ku si rrjedhojë kemi përzgjedhur për rreth të ngushtë për audicion 12 aktorë/studentë, prej të cilëve do të përzgjidhen vetëm 3. Kemi qenë të detyruar ta bëjmë këtë për shkak të moshës së personazheve të cilët janë 17-18 vjeçar , e që janë edhe bartës të dramës në filmin tonë. Në film do të këtë edhe aktorë tjerë emrat e të cilëve na dikton audicioni” pohoi Morina.

Kujtojmë që Morina ishte producent i serialit “Lagjja e re”, “ Super GOGO” etj. Sipas tij ai është duke u munduar që të bëjnë një film, një dramë të mirë përmes së cilës do të provojmë të flasim për veten tonë, për njeriun, për njerëzoren e cila ne këto kohë, sipas Morinës ka humbur kaq shumë.

“Nuk është se i kemi vënë cak vetes pjesëmarrjen ne festivale botërore, edhe pse ato do të vijnë natyrshëm nëse filmi do të jetë i mirë; nuk është se do të marrim bajrakun për ta përfaqësuar Kosovën ne arenën ndërkombëtare, sepse të shkretës deri tash i kemi hipur në qafe edhe më shumë se sa mund të na barte; mirëpo do të përpiqemi te bëjmë një film të pëlqyeshëm për njerëzit tanë, publikun këtu e pastaj filmi do te gjejë shikuesin e vet varësisht prej vlerës qe ka. Mua personalisht me pëlqen teatri dhe filmi i angazhuar dhe jo vetëm estetika ne teatër dhe film. Andaj kemi zgjedhur për temë izolimin, ku përmes forcës se filmit do të përpiqemi të “çirremi” për te drejtën njerëzore, dhe jo për te ëndërruar lirshëm” përfundoi Morina.

Për realizimin e këtij filmi të metrazhit të shkurtër nevojiten dyzet mijë euro. Filmi është i mbështetur nga Produksioni AM dhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës me njëzet mijë euro, kurse për pjesën tjetër të fondeve janë në kërkim të donatorëve që do ta mbështesin për fazën e postproduksionit e deri ne premierë. Premiera e filmit do të vendoset ne bashkëpunim me QKK-në.
Konsulent i skenarit për këtë film është Visar Krusha, montazher dhe postproduksioni është bërë nga Kreshnik Shala dhe Korab Shala, drejtor i fotografisë është Rron Ismajli kurse inxhinier i zërit është Pëllumb Ballata. / KultPlus.com 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close