Enrique nuk e pranon se Barca është favorite

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, në konferencë për media para ndeshjes së kthimit me Atleticon Madridin për Kupën e Mbretit, ka refuzuar të pranojë se skuadra e tij, është favorite në këtë ndeshje.

Ndeshja e parë në Camp Nou, kishte përfunduar me fitore 1:0 për Barcelonën.

“Është gabim të mendojmë se ne jemi favoritë. Nëse ne shikojmë të arriturat e sezonit të kaluar, gjithkush do të thotë se Atletico është favoritë. Nëse analizojmë këtë pjesë të këtij edicioni, ne jemi favoritë, dhe kjo është gabim”, deklaroi Enrique.

“Kjo do të jetë një ndeshje ku ne do të kërkojmë të fitojmë. Është gabim të mendojmë se ne jemi favoritë”, shtoi Enrique.

Lajme të ngjashme

Back to top button