Organizatat Evropiane: Në ditën e Holokaustit, ti themi STOP ksenofobisë

Ditën Ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit, 70 vite pas çlirimit të kampit Aushfic, organizatat evropiane civile të përkushtuara në luftën kundër racizmit dhe anti-diskriminit i kanë bashkuar fuqitë e tyre që ta ngrenë vetëdijen për këtë periudhë të errët të historisë. Në një kumtesë të përbashkët, shumë organizata evropiane përkujtojnë viktimat e gjenocidit të kryer nga regjimi nazist i cili ishte kundër hebrenjve, romëve, personave me aftësi të kufizuara, komunitetit LGBT si dhe personave të tjerë që u përndoqën dhe u mohuan të drejtat dhe dinjiteti i tyre për shkak se nuk përputheshin në ideologjinë e Nazistëve.

“Në këtë ditë nuk duhet të rikujtohen vetëm ata që vdiqën në këtë tragjedi. Duhet të parandalohet rritja aktuale e urrejtjes dhe frikës nga tjetri, trendet ksenofobike, anti-semitizmi, homofobia, transfobia, islamofobia dhe sjelljet e tjera diskriminuese. Sjellje që vënë në rrezik veprimet e ndërmarra për promovimin e një Evrope të barabartë dhe inkluzive. Për këtë arsye ne duhet të vazhdojmë ti rikujtojmë pasojat shkatërruese të diskriminimit dhe duhet të vazhdojmë të promovojmë barazinë”

Kërkojmë përkushtim më të fuqishëm dhe aktivitet më të madh nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare të saj, nga institucionet dhe shoqërisë civile për ti luftuar lëvizjet ksenofobike, bëjnë thirrje këta organizata. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button