Thaçi: Holokausti, pikënisje e krijimit të BE-së

Zv.kryeministri i Kosovës, dhe njëherit ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, me rastin e 70-vjetorin e çlirimit të kampit nazist të vdekjes në Auschëitz të Polonisë, ka thënë se Holokausti është edhe pikënisja e projektit të paqes së përhershme në Evropë, nëpërmjet krijimit të Bashkimit Evropian.

“Kosova ka dalë faqebardhe duke shpëtuar hebrenjtë që kanë gjetur strehim te familjet e drejta kosovare dhe shqiptare. Prandaj, sot, Kosova nderon dhe kujton viktimat e Holokaustit, duke rikonfirmuar edhe vendin tonë të pamohueshëm në familjen e kombeve euro-atlantike, të ndërtuar mbi gjakun e derdhur në Luftën e Dytë Botërore”, ka shkruarThaçi përmes një postimi në Facebook.

Më shumë se gjashtë milionë hebrenj janë vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Lajme të ngjashme

Back to top button