Përkujtohet sot Dita Ndërkombëtare e Holokaustit

Në ish-kampin e vdekjes në Auschwitz të Polonisë mbahet sot një ceremoni, për të shënuar 70-vjetorin e çlirimit të hebrenjve nga forcat sovjetike, të cilat hynë në kamp më 27 janar të vitit 1945.

Disa qindra të mbijetuar të Auschëitzit pritet të jenë në mesin e atyre që do të ndjekin ceremoninë e sotme.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka folur të hënën në Berlin para një grupi të të mbijetuarve të Holocaustit, ku nënvizoi se është turp që hebrenjtë në Gjermani janë përballur me fyerje, kërcënime ose dhunë.

Në Aushwitz kanë vdekur mbi 1 milion të burgosur, 90 për qind e të cilëve hebrenj./Oranews.tv/

Lajme të ngjashme

Back to top button