Ligj për Avokatin e Popullit, BDI nuk do ta përkrah nëse nuk pranohen vërejtjet e tyre

Nga BDI-ja thonë se nuk do të përkrahin propozim ndryshimet e ligjit nëse nuk pranohet vërejtja e tyre që Avokatit të Popullit të mos i merren kompetencat për monitorimin e përfaqësimit të drejtë nëpër institucionet shtetërore. BDI-ja ka edhe amendamente të tjera, por që kanë të bëjnë me kushtet e punësimit në zyrën e Avokatit të Popullit.

“Nëse vjen në shprehje që të cenohet ajo që mendojmë se bëhet ulje e nivelit të punës së Avokatit të Popullit brenda vendit dhe nëse nuk inkorporohen ato vlerësimet që mendojmë se janë rrënjësore për punën e Avokatit të Popullit, nuk ka arsye pse të ë në lexim të dytë propozim ndryshime e Ligjit të Avokatit të Popullit”, tha Talat Xhaferi, BDI.

Për miratimin e Ligjit për Avokatin e Popullit është e nevojshme shumicë e dyfishtë, e njohur si shumicë Badenteri. Ndryshe, me versionin e propozuar, Avokatit të Popullit i shkurtohen kompetencat për ndjekjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat dhe i hiqet seksioni që ndiqte këtë parim kushtetues.

Lajme të ngjashme

Back to top button