Xhaferi: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me sllovenët

Zhvillimi i bashkëpunimit bilateral dhe rajonal, si dhe mundësitë për shfrytëzimin e poligonit të armatës “Krivollak” dhe qendrat rajonale në Republikën e Maqedonisë, si Qendra rajonale për marrëdhënie me opinionin, ishin temat në të cilat biseduan ministri i Mbrojtjes slë Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe kolegu i tij slloven, Roman Jakiç.

Në takimin, ministri Xhaferi e përmendi gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë për përforcimin e bashkëpunimit përmes arsimit, me ç’rast u bë fjalë edhe për mundësinë që rekrutë nga Sllovenia të shkollohen në Akademinë ushtarake në Shkup, e njëheri u ofrua edhe Qendra për stërvitje të pilotëve, e cila po zhvillohet në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale mes dy vendeve janë konfirmuar edhe përmes bashkëpunimit të deritanishëm në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë, por edhe përmes qëndrimit parimor dhe përkrahjes së fuqishme të cilën Republika e Sllovenisë ia jep Republikës së Maqedonisë në përpjekjet për integrimin në strukturat euroatlantike, NATO dhe BE”, konkluduan ministrat Xhaferi dhe Jakiç në takimin në Slloveni.

Bashkëpunimi i dy ministrive është i rregulluar në vitin 1994 me nënshkrimin e Marrëveshjes kornizë për bashkëpunim, me çka janë përfshirë më shumë nënsfera si arsimi ushtarak, mbrojtja e ambientit, ndihma gjatë katastrofave natyrore, sfera ushtarako-teknike dhe ushtarako-shkencore. Nga viti 2007, në PA “Krivollak” në vazhdimësi realizohen aktivitetet të rëndësishme të përbashkëta stërvitore, si gjajtje të caqeve dnë hapësirë ajrore me sistem raketor “Gjilpëra”./mia

Lajme të ngjashme

Back to top button