A ka shpresë për Tetovën?!

Çdo mbrëmje në lajmet kryesore të TV-së pro qeveritare me eufori  theksuese,  e japin lajmin se sot në disa qytete u mbyllën kaq restorane dhe shitore , nga inspeksionet sepse nuk posedonin akoma  kasa fiskale . Pasi këta objekte e dëmtojkan shtetin, po ky i objekti  i Jugohromit  i cili e dëmton fushën e pollogut  me 400.000 banorë, nuk mundeshka të mbyllet sepse nuk e dëmton shtetin. Se i helmohen  njerëzit shteti ska gajle, por vetëm për interesin e vet merë  masa, ndërsa njerëzit i le të helmohen. Duke mos i konsideruar këta qytetar si pjesë e përbërjes demografike të shtetit.  Por shteti nuk është aq naiv, ai e ka matur pulsin me kohë të qytetarve të Pollogut ,  pushteti e dinë se Tetovarët  nuk ngrihen të luftojnë për veten , nuk janë në dijeni  për rezultatet  ogurzeza dhe fatale, për vdekjen e foshnjave dhe pleqve , a thua nga mërzia nuk dalin të luftojnë me të keqen  para hundës, atëherë të vdesim të gjithë, se ashtu dot na vjen  ma lehtë se sa të zgjohemi e të luftojmë për jetën tonë dhe të fëmijve tonë, apo ti nënshtrohemi  Fantasisë  se jemi në pritje të ndonjë shpëtimi që do të vije  nga Zoti.

Tetovarët janë shëndruar në Rrobota dhe shfrytëzohen  nga partitë politike kur të kenë nevojë  për votime, votojnë si delet shute pa e ditur platformën politike  dhe ekonomike të partive, nuk kanë vetëdije gjatë  votimit, dhe nuk kërkojnë llogari nga ata për të cilët votuan. Megjithëse  i  kemi dy Universitetet  dhe një  armatë të studentëve  me doktor profesorë , akoma nuk kanë ndikua  në emancipimin dhe  vetëdijesimin intelektual të popullatës, këto universitete kanë dështua në misionin  për ngritjen dhe shkollimin e popullatës, sepse nuk reflektohet përparim nga diplomimi i studentëve, populli nuk i ndjen në mesin e vetë këto rezultate, nëse ka nevojë mundem ti elaboroj me fakte dhe shembuj konkretë. Ky është paradoks që nuk i ngjan  historisë Tetovare.  Këte e konstatoj pasi  në protestat e organizuara nga  Eco Guerile kundër helmimit, pak qytetarë Tetovarë ju përgjigjën protestës,  ne akoma nuk dijmë ta pranojmë ndihmën e ofruar, ky është rezultat i vetëdijes së ulët qytetare, shoqatat qytetare nuk kanë rezultat pozitiv në veprimtarinë sepse nuk ka qytetarë. Nuk ka qytetar të cilët dot dinë  ti ndjekin  apelet e OJQ –ve,  për  tu kundërvënë  vendimeve nga ana e pushtetit të cilët vendime dot jen të dëmshme për qytetarët.

Tetovarët duhet të organizohen nëpër njësi zgjedhore,  dhe të trokasin në zyrat e deputetëve të cilët i kanë votuar, të kërkojnë llogari ose deputetët ti kthejnë mandatet, sepse janë të pa aftë për ti mbrojte interesat e votuesve të vet. Qytetari e jep dhe e merë mandatin e deputetit, sipas etikës dhe ndërgjegjes  deputeti i cili nuk ka aftësi të veproje sipas parimeve të ndërgjegjes  qytetare ai është i dëmshëm për votuesit e njësisë votuese, sepse i shet interesat e votuesve, votuesit kanë të drejtë ta shkarkojnë atë deputet, duke protestuar, ose në formë të peticionit.

Është koha e fundit që deputetët dhe klasat politike të fillojnë të japin kontribut për të mirën e popullit të vet, deputeti i popullit obligohet moralisht,  të votoje me vigjilencë dhe kokë lartë, për kërkesat e votuesve të vet, dhe të shëtisin  nëpër rrugët e qytetit të vet si njerëz të  lirë dhe jo të vetë burgosen, të vet izolohen  dhe të mshefet nga njerëzit. A thua se nuk janë të vetëdijshëm, se nuk do të jenë vazhdimisht në pozitë , politika është relative, njëherë  je lartë por një ditë je poshtë. Politikanët duhet të mendojnë për pasardhësit e vet, si do të jetojnë fëmijët e tyre të cilët do të jenë mjet tallje , për politikën e gabume të politikanit  ndaj popullit të vet, fëmijët e tyre  nuk dot  pranohen   në shoqëri dhe do të injorohen vazhdimisht, çmimi paguhet shumë shtrenjtë. Por duhet të mendojnë politikanët, të përpiqem t’ua sqaroj me një shembull . Ta marim si shembull  Gadafin, kush mendonte se ai do të bjere ndonjëherë , por fatkeqësisht  ia kurdisën punën, dhe mënyrën sa ma të  turpshme që  s’mbahet  mend për një kryetar shum të pasur materialisht. Ky mesazh i’ju dha botës, se populli  nuk haron kurën e kurës , dhe pret momentin e duhur , momente të duhura  shumë shpejt vijnë.

Koheve të fundit në opinion plasi një shkëndijë, shpresë dhënëse se më në fund  tek disa deputet të BDI-së, jo të DUI-t.  U  ngjall ndërgjegja  për t’ju kthyer popullit  dhe për ti kërkua  të drejtat e popullit të vet, ky moment është për tu përshëndetur nga ne që përbëjmë numrin ma të madh si popull.  Por në disa sekuenca të menduarit kritik  shfaqen  episode  skeptike, se kjo mos është një akull për kokat tona, dhe na flladitin në mes të dimrit. Haj ta largojmë këtë mendim negativ. Të mendojmë  pozitivisht. Sepse  ata deputetë u shfaqën me emër dhe mbiemër dhe shumë trimërore siç  janë :  Hazbi Lika, Zulfi Ajdini, Xhevat Ademi. Këta janë tre të parët të cilët  pa  kokë frike dolën në mejdan dhe, thanë nji fjalë, por janë edhe dy të cilët akoma e matim pulsin dhe presin momentin e duhur. Une supozoj se ata dy  janë Rafis Haliti dhe kryetari  Ali Ameti. Nga BDI-ja të cilën e kemi votua.

Dhe më në fund uji do ta  gjeje shtratin e vetë dhe do ti  vadite fushat dhe arat tona për  ma shumë bereqet për fëmijët tanë.

 Autori  është kryetar i OJQ “Zgjate Dorën”  Tetovë

Lajme të ngjashme

Back to top button