Mbrëmë stacioni i autobusëve u mbush me vaj e lot, nga qytetarët që po ikin nga Kosova (Foto)

E vërteta e hidhur se qytetarët po e braktisin Kosovën po jetësohet çdo ditë. Edhe mbrëmë sikurse çdo natë tjetër, më qindar qytetarë u nisën për tu larguar nga Kosova.

Përveq turmës së njerëzve, autobusëve, atu kishte edhe shumë vaj e lot. Vaji i familjarëve e i fëmijëve që përcjellin të afërmit e tyre që udhëtonin drejtë Evropës, i shoqëronte edhe ata që po marrin këtë rrugë pa dashje.

“Bota sot” ishtë mbrëmë në stacionin e Autobusëve në Prishtinë për të shikuar së afërmi largimin e njerëzve që merrnin rrugëtimin për në shtetet e huaja. Kjo tregon se edhe sa e sa famijlarë bijë e bija ikin nga vendi, duke lënë krejt çka kanë pas shpinës. Nëpër autobusët që hynin u shihte loti i njerëzve dhe vaji që u ndanin nga familjarët, e që ishte më e vështira ishte kur fëmijët me vajin e tyre e trishtonin tërë atë masë që ishte e mbledhur aty.

Kjo edhe njëher i tregon se ky shtet asgjë nuk ka bërë për popullin e vet, përveç vuajtjes e mjerimit. Andaj ta shpjegosh këtë tragjedi është më të vërtet një e pa shpjeguar në historinë e shekullit 21. Thjesht është mjerimi i këtij populli në këtë shekull.

“Bota sot” sjell edhe disa foto nga pamjet e mbrëmshme në stacionin e autobusëve./BS

Lajme të ngjashme

Back to top button