fbpx

Shkup, promovohet romani “Zonja Z” nga autori Albatros Rexha

Libraria e Çarshisë organizon promovimin e romanit “Zonja Z” nga autori Albatros Rexhaj. Promovimi do të mbahet nesër, e mërkurë, 28.01.2015, në orën 19.00, te Libraria e Çarshisë.

Albatros Rexhaj është shkrimtar shqiptar i lindur në Prizren (1975). Jeton në Prishtinë dhe aktualisht bashkëpunon me shtëpitë botuese PEGI dhe DUDAJ në Tiranë. Albatrosi është një shkrimtar i dashurisë dhe jetës. Autor i vetëm i Filozofia Urbane (Albatros Rexhaj), një prej faqeve më të dashura të publikut mbarëshqiptar ku publikohen mendime, vargje poetike, prozë poetike, prozë të shkurtër dhe krijime të tjera.

Albatros Rexhaj është autor i disa dramave teatrore, librave të botuar në shqip (botuar nga DUDAJ dhe PEGI në Tiranë) dhe italisht (botuar nga Rizzoli RCS), tekste këngësh si dhe publikimeve elektronike. Veprimtarinë e tij krijuese e zhvillon në relacionin Tiranë – Prishtinë.

Libri “Zonja Z”, botuar nga PEGI, u radhit si një nga bestsellerët e panairit TIRANA 2014. Librat “Edith” (nëntor 2013) dhe “Ditar dashurie i një shkrimtari” (nëntor 2012), që të dy të botuar nga DUDAJ, u radhitën si atraksione letrare gjatë panairit Tirana 2012 dhe Tirana 2014. Romani “Bombë në Beograd” (Qershor 2012, DUDAJ), për tre muaj radhazi qëndroi në pesë librat më të kërkuar në Kosovë.

Libri “Lettera a un amico italiano dal Kosovo”?është botuar nga Rizzoli (Corriere dela Sera) në vitin 1999. Sipas statistikave zyrtare ky libër është botuar dhe ribotuar nga 15000 kopje.

“Zonja Z” është një libër protestues, një zë revolte e indinjate për shoqërinë shqiptare të përbërë kryesisht nga femra të ndrydhura e meshkuj të tredhur. Dy shpirtra binjakë kërkohen, gjenden dhe të kapur dorë për dore përballen me paragjykimet dhe tabutë shqiptare. Kjo është beteja e shumë të tjerëve dhe përfundimi i trishtë i kësaj historie tingëllon si një kambanë alarmi.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close