Memorandum bashkëpunini në mes Komunës së Tetovës dhe UEJL-së

Në prezencën e mediave sot në komunën e Tetovës u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit në mes Komunës së Tetovës dhe Institutit të mjedisit jetësor dhe shëndetit pranë UEJL-së, nënshkruar nga kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe rektorit të UEJL-së Zamir Dika.

Lëndë e këtij Memorandumi është vendosja e bashkëpunimit midis komunës së Tetovës dhe institutit të mjedisit jetësor dhe shëndetësorë (IMJSH) që funksionon në kuadër të Universitetit të Evropës juglindore, me qëllim, realizimi i plotë i “ Planit aksional për energji të qëndrueshme” obligim i ndërmarrë nga ana e komunës së Tetovës me nënshkrimin e iniciativës Evropiane “Marrëveshje e kryetarëve”.

“Ky plan aksional parashikon realizimin e studimit rreth emetimit të gazrave ndotës sic janë; C0 dhe CO2, nga ana e sektorit publik dhe atij privat, ku këta rezultate empirike do të ndihmojnë në hartimin e politikave dhe masave preventive kundër ndotjes së ajrit. Vlen të theksohet se përgjatë këtyre dy viteve të fundit ka mbjellur 1500 drunj si dhe 3000 lule duke gjelbëruar hapësirat publike në funksion të uljes së ndotjes.Ky plan aksional do të realizohet me forca të përbashkëta nga Komuna e Tetovës dhe këtij instituti të UEJL-së me qëllim që në një ardhme të afërt qytetarëve të Tetovës t’u ofrohet ajër më i pastër”njoftojnë nga Komuna.

Lajme të ngjashme

Back to top button