BE: Ndryshimet kushtetuese kërkojnë konsensus të gjerë politik dhe shoqërorë

Ambasadori i BE-së Aivo Orav paralajmëron se ndryshimet kushtetuese, të cilat janë në procedurë parlamentare, nuk duhet të miratohen pa konsultim të gjerë, për shkak të natyrës së tyre të rëndësishme.

“Ndryshimet kushtetuese të cilat janë të kësaj natyre të rëndësishme kërkojnë një konsensus të gjerë politik dhe shoqëror. Edhe përkundër procesit të konsultimeve që zënë një vend të rëndësishëm, duke përfshirë edhe organizatat ndërkombëtare, ne shohim se këto ndryshime kushtetuese kalojnë në procedurë parlamentare në një kohë kur partia më e madhe opozitare bojkotuan Kuvendin. Është e rëndësishme që këto ndryshime të vijnë si rezultat i një debati të gjerë dhe të besueshëm që do të përfshijë forca të ndryshme politike”, thuhet në deklaratën me shkrim të euroambasadorit Orav.

Lajme të ngjashme

Back to top button