fbpx

MASH informon cilat shkolla kanë kryer testimin ekstern

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra Shtetërore e Provimeve informojnë se sot në orën 09:30 filloi zbatimi i procesit të vlerësimit ekstern të arritjeve të njohurive të nxënësve në vitet e fundit (të tretë dhe të katërt) në shkollat e mesme, në pajtim me oraret e shpallura në faqen e internetit: prasanjaeksterno.dic.edu.mk.

Sipas informatave nga qendrat e thirrjes, testatorëve dhe vëzhguesve të angazhuar, deri në këtë moment procesi i vlerësimit ekstern të arritjeve të njohurive të nxënësve është përfunduar plotësisht dhe me sukses në shkollat e mesme në Berovë, Bogdancë, Makedonska Kamenicë, Probishtip, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendra Zhupë.

Në komunat: Makedonski Brod, Vallandovë, Veles, Vinicë, Gjevgjeli, Dellçevë, Demir Hisar, Kavadar, Koçanë, Kratovë, Krushevë, Likovë, Negotinë, Ohër, Prilep, Radovish, Shën Nikollë dhe Shtip, procesi është në fazë të realizimit, kurse në disa shkolla është përfunduar plotësisht.

Procesi është nisur me sukses në shkollat në Manastir, ku për dallim nga dita e djeshme kur nxënësit e bojkotuan vlerësimin e njohurive në shkollën teknike “Gjorgji Naumov”, testimi sot është zbatuar edhe në këtë shkollë.

Në komunën e Strumicës procesi është përfunduar plotësisht në shkollën SHMK “Jane Sandanski” dhe SHMK “Nikolla Karev” kurse për momentin zbatimi është duke u zhvilluar edhe në shkollën SHMK “Dimitar Vllahov”. Procesi është zbatuar pjesërisht edhe në shkollat e mesme në Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Strugë.

Vlerësimi ekstern i arritjeve të njohurive të nxënësve filloi të zbatohet nga 26 dhe do të zgjasë deri më 30 janar. Rezultatet do të publikohen në 2.2.2015.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close