OEMVP: Maqedonia të shfuqizojë bllokadën e grurit dhe miellit nga Kosova

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, ka reaguar lidhur me masat e ndërmarra nga Qeveria e Maqedonisë për taksat  hyrëse për qytetarët kosovarë. Sipas tyre Maqedonia nuk ka hequr bllokadën e miellit dhe grurit për Kosovën, prandaj kanë pasuar masat e ndalimit te importit për mallrat nga Maqedonia.

“Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, me vëmendje po ndjek situatën e krijuar lidhur me politikat ekonomike nga ana e qeverisë së Maqedonisë e cila në kontinuitet po provokon  reagime komplementare të vendeve fqinje, përfshirë këtu edhe vendimin e fundit të  Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Odës ekonomike.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka reagimet e para lidhur me vendimin e qeverisë së Republikës së Kosovës për masa  reciprociteti. Në vendimin e  Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës ndër të tjera thuhet: 

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me qëllim të marrjes së masave adekuate ndaj bllokadës së grurit nga Qeveria e Maqedonisë, kërkon që të bllokohen disa produkte të importit të Maqedonisë.
Është viti i tretë  me radhë që Qeveria e Maqedonisë bllokon miellin dhe grurin e Kosovës, e cila është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTAS. Përkundër premtimeve që një vendim i tillë do të shfuqizohet me datë 2 Shtator, vendimi për grurë mbeti ende i plotfuqishëm. Qeveria e Kosovës nuk mund të lejojë një bllokadë të tillë dhe si masë adekuate ndaj vendimit të tyre kërkon nga Dogana e Kosovës të bllokoj mallrat nga Maqedonia.

Duke i nisur nga ky vendim i ministrisë përkatëse të Republikës së Kosovës, Oda Ekonomike e Maqedonisë veri-perendimore,  shprehim shqetësimin tonë si OEMVP,  se janë pikërisht prodhuesit vendor  dhe ekonomia e  vendit ajo që më së shumti do goditet nga masat e stërzgjatura në emër të mbrojtjes së prodhimit vendor. Me këto masa reciprociteti, do i shkaktohet goditje  e rëndë prodhimeve vendore, të destinuara për eksport. Duke ditur që  kohët e fundit, Maqedonia në masë të konsiderueshme zotëron tregun e Kosovës me prodhimet e veta, kërkojmë që në mënyrë sa më urgjente të respektohet  vendimi i marrë nga Qeveria e Maqedonisë për shfuqizim të vendimit për mbrojtje të grurit dhe miellit.

Lajme të ngjashme

Back to top button