fbpx

Fazliu: Qeveria dëshiron ta vë nën kontroll të plotë Avokatin e Popullit

Deputeti i PDSH-së Bekim Neziri, ka akuzuar sot se propozim-Ligji për Avokatin e Popullit i propozuar nga Ministri i BDI-së ka për qellim që këtë institucion ta shndërrojë edhe formalisht në një institucion që është në kontroll të plotë të Qeverisë, duke e zhveshur tërësisht nga  kompetencat formale që i ka të përcaktuara me Kushtetutë, siç është ajo e mbrojtjes së përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

“Edhe pse Kushtetuta dhe ligjet në Maqedoni lënë ende shumë për të dëshiruar, në veçanti për ne shqiptarët, roli i Avokatit të Popullit , është të mbrojë të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve, kur ato cenohen nga organet shtetërore.

Prandaj PDSH me ane të amendamenteve propozon që avokatit të popullit ti jepet pavarësi e plotë e funksionimit, pavarësi politike dhe financiare” tha Bekim Fazliu.

Falziu sugjeron që masat dhe veprimet që ndërmerr Avokati i Popullit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, të jenë Obligative për institucionet shtetërore, e jo si deri më tani që kanë qenë fakultative. Ata që shkelin të drejtat e qytetarëve në veçanti shqiptarëve dhe ata që nuk respektojnë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të dënohen me burg prej 15-20 vjet. Propozojmë ngritjen e një sektori të veçantë që do të drejtohej nga një prej zëvendësve të tij.

“Gjithashtu, sipas shembullit të Suedisë dhe Francës, propozojmë që Avokati i Popullit të ushtrojë kontroll mbi veprimtarinë e gjykatave. Dihet botërisht se këtu në Maqedoni  për faj të kësaj qeverie, drejtësia përkthehet padrejtësi. Dhe në një vend ku  drejtësia është kthyer në padrejtësi nuk ka sundim të ligjit, por ka shkelje të ligjit, shkelje të të drejtave të shqiptarëve. Këtë e shohim përditë, këtë e ndjejnë qytetarët në kurriz të tyre përditë. Gjykatat janë shndërruar në vrasëse të drejtësisë dhe më nuk respektohet as parimi i pafajësisë deri sa nuk shpallesh fajtor. Këtu dënimin ta jep qeveria, e gjykata vetëm e shtyp atë në letër”, tha Bekim Fazliu.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close