Dy kompani arabe pezullojnë fluturimet në Bagdad

Dy kompani ajrore kanë pezulluar fluturimet për në Bagdad, pas raporteve se një plumb ka goditur trupin e një aeroplani nga Dubai.

Kompanitë e Emirateve të Bashkuara Arabe, Etihad dhe Air Arabia, kanë thënë se kanë pezulluar fluturimet në kryeqytetin irakian në përputhje me udhëzimet e sigurisë nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Transportuesi nga Dubai ka thënë se dëmi një njërin nga avionët e tij është shkaktuar me armë të vogla zjarri derisa ka qenë duke ateruar në Bagdad, më 26 janar.

Mësohet se akush nga pasagjerët nuk është plagosur.

Lajme të ngjashme

Back to top button