fbpx

I dyshuari për abuzim seksual me të miturin në Burgun e Tetovës, sulmoi me thikë një mjek

I dyshuari për abuzim seksual më një të mitur në Burgun për të mitur në Tetovë, akuzohet edhe për vrasje në tentativë.

Dyshohet se ai ka tentuar të qëllojë me thikë mjekun e Qendrës së Korrektimit në Veles, por është penguar nga gardianët.

Prokuroria bëri me dije se më 25 janar, i mituri i dhunshëm kishte kërkuar të vizitohej në mjek, për shkak se kishte dhimbje koke. Pasi ka hyrë brenda, ai kish shtyrë tavolinën dhe i ishte drejtuar mjekut me zë të lartë, duke tentuar madje edhe ta gjuajë me grusht.

Më vonë, kishte arritur të marrë dy thika nga tavolina e bukës dhe ishte nisur drejt dhomës së mjekut, duke e kërcënuar atë se do ta vriste.

I mituri, i cili ka vetëm 16 vjeç, akuzohet për disa vepra penale, mes të cilave edhe për abuzim seksual me një të mitur tjetër në Qendrën e Korrektimit.

Prokuroria ngriti aktakuzë për moskallëzim të krimit ndaj shefit të Qendrës së Korrektimit, i cili nuk kishte denoncuar rastin në polici.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close