fbpx

Ja çfarë tha Tspiras në Beograd për Kosovën dhe shqiptarët

Zgjedhj​a e Alexis Tsipras në krye të qeverisë greke po bën shumë zhurmë jo vetëm në shtetin helen dhe në të gjithë Bashkimin Europian, por edhe në Shqipëri.

Shumë deputetë, kryeisht të krahut të majtë politik, e pritën me shumë bujë zgjedhjen e tij në krye të qeverisë së Athinës, me idenë se ardhja e një partie të majtë radikale do ti japë fund shumë problemeve që kanë prekur shtetin fqinj.

Një prej tyre është edhe deputeti socialist, Erion Braçe, i cili shkruante të dielën në Facebook: “nuk është aksident, por fundi i dinastive familjare të së majtës së kamur; përtej të tjerave!! Si për ironi të fatit, Andrea Papandreu ishte një antifashist i madh!”

Por nëse Braçe dhe shumë politikanë të tjerë do të dinin se çfarë ka thënë Tspiras në vizitën e tij në Beograd (5.12.2014) për Kosovën dhe shqiptarët a do të mbanin të njëjtin qëndrim?

“Është e nevojshme të gjejmë një zgjedhje të pranueshme për të dyja palët. Ne besojmë se njohja e Pavarësisë së Kosovës nuk kontribuon në paqen dhe stabilitetin e rajonit. Bashkimi Europian duhet të merret ne rritjen e shovimizmit nacionalist në Ballkan. Shovinizmi nacionalist po rritet dita ditës në Maqedoni, ku disa po i bëjnë rezistencë zgjidhjes së çështjes së emrit. Shovinizmi po rritet edhe në Shqipëri, ku vihet re rritja e urrejtjes për kombet që i rrethojnë”, ka thënë ndër të tjera Tspiras gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd. /albeu

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close