Si u kërcënuan nxënësit e Gjimnazit të Tetovës (FOTO)

Sot nxënësit shqiptarë të vitit të katërt të Gjimnazit të Tetovës të përkrahur nga nxënësit e shkollës së mesme të Mjekësisë dhe të Ekonomisë, kanë bojkotuar testimin ekstern. Nga gjithsej 800 nxënës sa janë të përfshirë në testimin ekstern, dhjetëra nxënës kanë protestuar.

Nxënësit e gjimnazit janë kërcënuar nga profesorët gjë çka mund të shihet edhe në foton e siguruar nga ana e portalit Gjurma.mk. Presionet ndaj nxënësve i konfirmon Albion Arifi, kryetar i Këshillit protestues të Gjimnazit të Tetovës.

Gjimnaz

Gjimnaz Tetove testim

Në orën 9 e 30 në UEJL vetëm një nxënëse e gjimnazit të Tetovës ishte e pranishme ne testimin ekstern ku ajo bashkë me vëzhguesit dhe disa profesor ka mbajtur testimin dhe mund të shihet edhe në foto.

Gjimnaz Tetove testim Gjimnaz Tetove testim

Presionet ndaj nxënësve nuk munguan edhe në sy të kamerave, profesori Sheval Latifi thirri për llogaridhënie nxënësit.

“Jo, ne vetëm i këshillojmë nxënësit. Nuk u bëjmë presione. Ata janë të vetëdijshëm, të rritur janë të moshës madhore dhe janë me vet organizim. Ne vetëm i këshillojmë”, tha për Alsat, Sheval Latifi, mësues në Gjimnazin e Tetovës.

Drejtori i Gjimnazit të Tetovës, Namikqemal Mustafa ka mohuar presionet ndaj nxënësve. Madje, sipas tij, nxënësit janë këshilluar që të gjejnë forma të tjera proteste, dhe jo në rrugë.

“Format e protestave ne i kemi biseduar. Ato mund të jenë të ndryshme për hir të sigurisë së tyre ne kërkuam të protestojnë në një formë tjetër”, thapër Alsat Namikqemal Mustafa, Drejtor i Gjimnazit të Tetovës.

Situatë e njëjtë ishte sot edhe në shkollën e mesme të mjekësisë dhe ekonomike, ku nxënësit kanë qenë nën presionin e mësimdhënësve për të mos dalë në protestë.

Lajme të ngjashme

Back to top button