Avokati: Policia e arrestoi Verushevskin për spiunazh, ndërsa tani po e nxjerr pornografinë

Policia gjatë arrestimit kishte dy dokumente, një për ushtrimin e kontrollit në banesën e Verushevskit dhe tjetri për arrestimin e tij. Në dokumentin e arrestit thuhej se ai arrestohet për spiunazh. Kështu ka deklaruar avokati Angel Ilievski lidhur me arrestimin e klientit të tij Zoran Verushevskit, i arrestuar ditë më parë nga policia e Maqedonisë.

Ilievski tha se gjatë bisedës me klientin e tij, ai tij e kishte siguruar se policia nuk mund të gjejë asgjë që mund ta dëmtojë atë.

“Kur e pyeta nëse ka diçka që mund ta dëmtojë, ai më tha: ‘Rri i qetë, nuk ka asgjë. Le ta bëjnë punën. Unë jam agjent dhe kam punuar vetëm për Maqedoninë’”, tha avokati.

Prokuroria ka bërë me dije se ndaj Verushevskit është ngritur aktakuzë vetëm për armëmbajtje pa leje.  Verushevski ndodhet në arrest me burg që prej ditës së shtunë.

Lajme të ngjashme

Back to top button