Magjia e festivaleve më të bukura dhe njohura në botë (FOTO)

Më poshtë ju sjellim disa prej festivaleve me të famshme dhe skenografike. Aktivitete që zhvillohen çdo vit dhe ku ja vlen të marrësh pjesë një herë në jetë

Për t’u ndier i përfshirë në traditat dhe zakonet e një vendi, mund të shëtisësh nëpër botë, duke marrë pjesë në evenimentet dhe festat më të bukura dhe me ngjyra. Më poshtë ju sjellim disa prej festivaleve me të famshme dhe skenografike. Aktivitete që zhvillohen çdo vit dhe ku ja vlen të marrësh pjesë një herë në jetë.

holi-festival-colours-india

Holi ose Festivali i ngjyrave që zhvillohen në Indi.

tomorrowland-2012-sky-shot
Tommorowland është festivali i muzikës elektronike më i madhi në botë dhe zhvillohet në Belgjikë, në pyllin e Chattahoochee.

Karnavalet e Venezias
Karnavalet e Venezias

Karnavalet e Venezias, janë një ndër më të famshmet në Botë. Festjë kjo që u bë festë publike në vitin 1296.

Balona
Festivali ndërkombëtar i balonave të Albuquerque. Mbahet në New Mexico dhe në festivalin që zgjat nëntë ditë, fluturojnë rreth 750 balona.

Burning_Man_Swar_16x9_992
Burning Man, është një festival, që zhvillohet në Nevada, në një qytet në shkretëtirën Black Rock, një festival për artin dhe kulturën, me rastin e Labour Day, në shtator. Manifestimi mbyllet me djegien e një kukulle prej druri 30 metra e lartë.

La Tomatina, sipas një legjende, lufta me domatet e Bunol në Spanjë ka datuar në 1945, kur banorët e qytetit hodhën nga dritaret e shtëpive të tyre perime kundër krijesave magjike dhe të bezdisshme të pyllit. Në ditët e sotme, në muajin gusht, rreth 20 mije njerëz bashkohen mes tyre për të bërë mes tyre një luftë të vërtetë me domate. Rreth 150 mijë domate, përdoren çdo vit në këtë festë shumë zbavitëse.

Festa e ujit, zhvillohet çdo muaj prill në rrugët e Birmanisë, të cilët mbushen me ‘luftëtare uji’, për të festuar vitin e ri budist. Për të filluar mirë vitin, nevojitet të lahen të gjitha mëkatet e vitit paraardhës, me një luftë të vërtetë me ujë.
Fenere tajlande
Festa e fenerëve, është festa ku mbyllen festimet, në Azi, për vitin e ri hënor. Në këtë ditë vizitohen tempujt duke çuar atje fenerë dhe më pas, në fund të festimeve, ato lëshohen në qiell. Një mënyrë simbolike për të përshëndetur të shkuarën dhe pritur të ardhmen./KultPlus.com

Lajme të ngjashme

Back to top button