Në Siri dhe Irak në anën e organizatave sunite luftojnë 12 shtetas të Maqedonisë

Qendra ndërkombëtare për hulumtimin e radikalizmit dhe dhunës politike, vlerëson se 12 shtetas të Maqedonisë luftojnë në Siri dhe Irak në anën e shtetit islamik ISIS.

Përveç shtetasve maqedonas në këtë konflikt luftojnë edhe 330 shtetas boshnjak, 100 deri në 150 qytetarë të Kosovës dhe 50 deri në 70 qytetarë serb. Nga vendet e rajonit më shumë luftëtarë në Siri dhe Irak ka nga Turqia , deri me 600 persona.

Një numër i madh i luftëtarëve vijnë edhe nga Rusia që vlerësohet se ka deri 1500 persona të përfshirë në radhët e ISIS.

Qendra ndërkombëtare thekson se gjithnjë e më shumë luftëtarë të huaj i bashkëngjiten organizatave sunite në Siri dhe Irak dhe se numri i përgjithshëm i tyre kalon shifrën 20 mijë dhe një pjesë e madhe e tyre vijnë nga vendet evropiane.

Konstatohet  se nga vendet e Evropës Perëndimore ka rreth 4.00 mijë luftëtarë në Siri dhe Irak që do të thotë dy herë më shumë se sa numri I liferuar gjatë dhjetorit të vitit 2013.

Një numër i madh i luftëtarëve vijnë nga vendet e mëdha evropiane si Franca, Britania e madhe, Gjermania, Belgjika, Danimarka dhe Suedia.

Lajme të ngjashme

Back to top button