FOTO: FRI përmbylli fushatën “Ta njohim Muhamedin (alejhi selam)”

Këtë fundjavë, me sukses përfundoi fushata “Ta njohim Muhamedin (alejhi selam)”, fushatë kjo e ndërmarrë nga Forumi Rinor Islam për të përkujtuar lindjen e Profetit Muhamed (alejhi selam).

Një numër i madh e i shumëllojshëm aktivitetesh e përcollën këtë fushatë. Fushata filloi më  02 janar 2015,  ditë e premte, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit ku u bë shpërndarja e librit “Ëmbëlsia e dërgimit të salavateve për Profetin (alejhi selam)” – Abdulhalik Sherif si dhe shpërndarja e ëmbëlsirave për kalimtarët.
Ta njohim Muhamedin a.s (8)

Shpërndarja e ëmbëlsirave u bë edhe në fshatin Radushë të Shkupit, në të cilin vend u organizua edhe tribunë me temë “Muhamedi (alejhi selam) dhe misioni i tij universal”, ligjërues i së cilës ishte Hasan Baftijari, teolog, njëherit nënkryetar i Forumit Rinor Islam.

Edhe në qytetin e Kërçovës u bë shpërndarja e ëmbëlsirave për kalimtarët. Poashtu, Sektori i Femrës – Dega Kërçovë, realizoi vizitë në spitalin e qytetit si dhe në qendrën e fëmijëve me nevoja të veçanta.
Ta njohim Muhamedin a.s (9)

Më 09 janar 2015, ditë e premte, në Shkup u organizua tribunë me mysafirin nga Turqia, z. Ramazan Kajan, i cili elaboroi temën “Muhamedi (alejhi selam) qytetar i shpëtimit të përbotshëm”.

Mbrëmja studentore “Kam fituar me rininë”, u organizua nga Sektori i Femrës në qytetin e Shkupit, Tetovës, Kumanovës dhe Kërçovës. Programi përfshiu prezentime nga studentet për jetën e Profetit Muhamed (alejhi selam), interpretim ilahish e poezish.

Poashtu, edhe në qytetin e Kumanovës dhe të Tetovës u shpërndanë thënie profetike për kalimtarët. Aktivitet ky i organizuar nga Sektori i Femrës.
Ta njohim Muhamedin a.s (10)

Në Prilep u organizua tribunë me temë “Mëshira e Profetit (alejhi selam)”, ligjërues ishte Muhamed Mehmedi.

Edhe këtë vit, manifestimi qendror i fushatës u mbajt në qytetin e Kumanovës, më 10 janar 2015, ditë e shtunë. Pjesëmarrja e hoxhës nga Turqia, Ramazan Kajan ishte edhe veçimi i manifestimit të sivjetëm. Ai elaboroi temën “Profeti që i buzëqeshte stuhisë”. Pjesa artistike e këtij programi u mbush me interpretimin e ilahive nga Xhemail Nuhiju dhe interpretimin e monologut nga aktori Bastri Lushtaku. Mysafir i kësaj mbrëmjeje ishte edhe kryetari i Forumit Rinor Islam, z. Fevzi Musliu, i cili pati edhe fjalë rasti para të pranishmëve.
Ta njohim Muhamedin a.s (11)

Edhe një sërë tribunash të tjera u realizuan përgjatë kësaj fushate. Temat që u elaboruan ishin: “Muhamedi (alejhi selam), simbol i reformave në shoqëri”; “Muhamedi (alejhi selam), modeli më i mirë për t’u ndjekur”; “Muhamedi (alejhi selam), modeli i thirrësit të përkryer”; “Muhamedi (alejhi selam), shëmbëlltyrë në çdo kohë”. Ligjëruesit e temave ishin Rufat Sherifi, Hasan Baftijari, Qamil Rushiti, Mervan Jakupi, Esma Sherifi Kurti, Muhamed Mehmedi, Ibrahim Ibrahimi.
Ta njohim Muhamedin a.s (1)

Këtë vit u organizua edhe konkursi i poezisë nën moton “Ta njohim Muhamedin (alejhi selam)”, ku morën pjesë një numër i madh nxënësish e studentësh. U shpërblyen tri vendet e para.

Këtë fundjavë, në qytetin e Tetovës u realizua tribunë me ligjëruesin Sali Shasivari, aktivitet ky që përmbylli fushatën “Ta njohim Muhamedin (alejhi selam)”.

Ta njohim Muhamedin a.s (2) ??????????????????????????????? Ta njohim Muhamedin a.s (4) Ta njohim Muhamedin a.s (6)

Lajme të ngjashme

Back to top button