Protesta kundër testimit ekstern në Tetovë

Nxënësit shqiptarë të vitit të katërt të Gjimnazit të Tetovës të përkrahur nga nxënësit e shkollës së mesme të Mjekësisë dhe të Ekonomisë, kanë bojkotuar testimin ekstern. Albion Arifi, kryetar i Këshillit protestues të Gjimnazit të Tetovës ka theksuar se ata janë duke protestuar për shkak se nuk ka kushte për mbajtjen e testimit ekstern. Sipas tij, edhe pse ata janë në numër të vogël, megjithatë në disa shkolla janë bërë presione që të mos dilet në protesta, raporton Tv Koha.

“Arsyet teknike janë, përfshirja e materialit jashtë mësimor dhe jashtë plan-programit, materiali  joprofesional i pyetjeve, pyetje me karakter më të komplikuar se shkalla aktuale e dijenisë.  Shumica dërmuese e shkollave nuk kanë kapacitete hapësinore dhe teknologjike për realizimin e provimit ekstern, mungesa e kamerave të sigurisë, kopjimi me anë të telefonave me informatorë nga jashtë, kaos i madh i krijuar dhe bllok emocional që shkakton mos-përgjigje të merituar dhe ngecje të nxënësve që ndoshta dinë edhe më shumë”, tha Albion Arifi.

Si në rastin e grevës së arsimtarëve po-ashtu edhe bojkotimin e testimit ekstern, janë shqiptarët ata të cilët kundërshtojnë, reagojnë dhe protestojnë, ndërsa komuniteti maqedonas qëndron i heshtur. Ata nuk janë në grevë dhe nuk janë kundër testimit ekstern, njofton Tv Koha.

Lajme të ngjashme

Back to top button