Dibra feston ditën e çlirimit dhe ditën e pavarësisë

Qyteti i Dibrës sot feston dy festa- 8 Shtatorin ,  Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë dhe 70 vjet nga çlirimi i qytetit. 
Me këtë rast kryetari i komunës së Dibrës , Ruzhdi Lata pati  takime në kabinetin e tij ku ishin të pranishëm delegacioni i Organizatës së luftëtarëve të Dibrës si dhe veteranët e Luftës së Dytë Botërore nga vendin ndërkufitar i Shqipërisë, nga Peshkopia.

 Mesazhi kryesor mes tyre ishte të rruhen traditat e LNÇ, bashkëjetesa ndër shekullore dhe toleranca.
Me rastin e festës  së 8 Shtatorit , delegacioni i Organizatës së luftëtarëve , përfaqësues të pushtetit vendor dhe institucione të ndryshme vendosën  lule të freskëta tek bustet  e heronjve të  rënë  në LNÇ në parkun e qytetit, si dhe te busti ,,Skënderbeu,, në qendër të qytetit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button