fbpx

Kthjelltësi

Ujë, gurë e gurëz

Këmbë që shkelin e rrëshqasin

në lëmyshkun e tyre

dhimbje që mbijnë

nga lëmyshku i kujtimeve

 

Diell, gjysmazi i strehuar

brenda detit

shpejton të perëndon,

të eviton

shikimin lutës të syve të mi
Ti, kthjelltësi që ke kafshuar në qiell retë

Ti, që ke lotuar mbi detin – pasqyrë

zbrit shkallët nga qielli

struku në shpirtin tim

Arlinda Zymeri – Shkup

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close